Telenews

“Askush nuk ka dyshime për figurën time”: Lajmërohet pasi u kap me drogë kandidati i partisë së Adriatik Lapajt

Ergys Isufi, kandidati i “Shqipëria Bëhet” ka reaguar pasi u lirua nga qelia, për shkak se u kap me drogë.

Ai u arrestua një ditë më parë me një dozë kokainë.

Postimi:

Mua më njeh një qytet i gjithë dhe nuk ka askush dyshime për sa i takon figurës sime. Unë kam ardhur si shqiptar, si shok, si sarandjot dhe mbi të gjitha si një familjar për të kontribuar në një Shqipëri dinjitoze.

Sot më tepër se kurrë ky vend ka nevojë për kontributin tuaj! E konsideroj veten si një dëshmor i kësaj lufte të paskrupullt elektorale. Jam shpresëplotë se kjo situatë do t’ju zgjojë secilin prej ktij gjumi vrastar dhe anestezi në të cilën na kanë futur! Ndjesë publike për të gjithë ju!

Jo sepse kam kryer ndonjë krim, por sepse jam shumë i sinqertë deri edhe naiv në një ambient mbushur me hiena dhe grabitqarë! Mbështetje për rininë ju lutem! T’i shporrim!

Të ngajshme

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll – Ambasada e Kosovës jep detaje

Valjeta Turkaj

Limaj: Nisma garon në zgjedhje me 110 kandidatë për deputetë

Valjeta Turkaj

LDK dhe AAK i nxjerrin listat e plota të kandidatëve, VV dhe PDK ende jo

Valjeta Turkaj