Telenews

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës u ka rikujtuar të gjitha bizneseve se faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore.

Këto transaksione nuk pranohen si shpenzime në deklaratën e tatimit në të ardhura dhe nuk njihen për kreditim të zbritshëm të TVSH-së.

ATK-ja u bën thirrje bizneseve që para çdo bashkëpunimi të verifikojnë partnerët e tyre, në mënyrë që të shmangin përfshirjen në transaksione të parregullta dhe të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në rast të identifikimit të transaksioneve fiktive, masat e përcaktuara ligjore do të merren ndaj të dy palëve të përfshira.

Respektimi i detyrimeve tatimore është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon në një ekonomi më të drejtë, më transparente dhe më të qëndrueshme.

Të ngajshme

​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin

Yllka Gashi

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Yllka Gashi

Kushtetuesja bashkon lëndët e dorëzuara nga PDK

Yllka Gashi