Telenews

Atletico Madrid eleminon Manchester Unitedin, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Atletico Madrid është skuadra e radhës që ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone eliminoi sonte Manchester Unitedin, në fazën e 1/16 së finales.
Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me fitoren minimale 0:1 të mysafirëve.
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll e shënoi Renan Lodi në minutën e 41-të.
“Djajtë e Kuq” u hodhën në sulm në pjesën e dytë, por nuk ia dolën që të shënonin.
Kësisoj, Atletico Madridi kalon në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 1:2.

Të ngajshme

Federata Shqiptare investon në modernizimin e infrastrukturës së “Air Albania”

Rrezarta Ramaj

Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi –

KushtrimGuraj

Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira –

KushtrimGuraj