Telenews

Autori kishte mbi 1 vit në polici, viktima më shumë se 20 vite. Ja si nisi sherri që çoi në përgjakjen e komisariatit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në komisariatin nr.3 në Tiranë. Mësohet se Ludian Zaimi, 25 vjeç, qëlloi për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi.
Mësohet se autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte futur në Policinë e Shtetit, ndërkohë që viktima ishte veteran, pasi kishte mbi 20 vite.
Të dy ishin policë të Patrullës së Përgjithshme. Po ashtu mësohet se sherri mes tyre nisi për motive banale në ambientet e komisariatit, ndërsa çoi deri në përgjakje. Polici ndërroi jetë në spital.
NJOFTIMI
Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.
Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

Të ngajshme

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, pushuesi rrëfen momentet e tmerrit: Jemi trembur shumë, erdhëm për qetësi, por…

Yllka Gashi

Cristiano Ronaldo merr dhuratë një orë, kap vlerën prej një milion dollarësh

Yllka Gashi

Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite!

Yllka Gashi