Telenews

Avokati i Thaçit arrin në Gjykatën Speciale

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka mbërritur në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku sot do të paraqesë fjalët përmbyllëse para trupit gjykues.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në X gjatë ditës së martë.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në postimin e tij.

Ndërkohë, deklaratat përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit përfunduan dje. Fjalët përfundimtare i ka dhënë edhe Mbrojtësi i viktimave.

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj