Telenews

Babai i Thaçit me gjendje të pandryshuar shëndetësore, ekipi mjekësor ia ndërpret vizitat

Gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi vazhdon të jetë e njëjtë. Ai po mbahet nën masa të rrepta dhe nga ekipi mjekësor është rekomanduar ndërprerja e vizitave, pas qarkullimit të madh të gripit aktual dhe viruseve të ndryshme.

Duke pasur parasysh shëndetin e tij dhe mundësitë e prekjes prej ndonjë virusi të përhapur, përpos familjes së ngushtë, janë ndaluar vizitat e tjera në ambientin ku po trajtohet Haxhi Thaçi.

Edhe vëllai i ish-presidentit Thaçi, Idriz Thaçi, e ka konfirmuar këtë përmes telefonit.

“Me rekomandim të ekipit mjekësor, vizitat te babai ynë janë ndaluar. I falënderojmë stafit mjekësor për kujdesin dhe i falënderojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët për vizitat e tyre. Do t’ju mbajmë të informuar rreth gjendjes shëndetësore të prindit tonë”, ka thënë vëllai i ish-presidentit Thaçi, raporton Gazeta10.

Brenda pak muajsh, babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, është shtruar disa herë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Së fundmi, ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa nga Gjykata Speciale për vizitë te babai i tij i sëmurë në Prishtinë, e cila është cilësuar si shkelje e konventave për të drejtat e njeriut.

Të ngajshme

Viti 1999-të: Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të luante kundër Jugosllavisë

Yllka Gashi

Vazhdon protesta “Jo në emrin tim”, kjo është agjenda e ditës së 9-të

Yllka Gashi

Gjykata Speciale vazhdon ta mbajë në listën e zezë Artan Behramin

Yllka Gashi