Telenews

Ballkani e fiton Superkupën e Kosovës pa u ”djersitur”, kjo është arsyeja

 

 

Skuadra e Ballkanit ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin kosovar.

Javën e kaluar, FC Ballkani u zyrtarizua si kampion i Kosovës në futboll, pasi triumfoi me rezultatin 0:1 ndaj Llapit dhe siguroi edhe matematikisht titullin e tretë radhazi nën drejtimin e Ilir Dajës.

Ndërsa, dje, FC Ballkani ka fituar ndaj Prishtinës në finalen e Kupës së Kosovës pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4-2.

Pasi, FC Ballkani ka fituar edhe titullin edhe Kupën, Superkupa nuk do të zhvillohet fare, sepse kështu e parasheh rregullorja e FFK’së.

“Në qoftë se një ekip gjatë një edicioni të garave e fiton edhe titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, atëherë ndeshja e Superkupës nuk do të zhvillohet fare”, shkruhet në nenin 74 të propozicionit të garave të futbollit kosovar.

Tashmë, FC Ballkani do të marrë Superkupën e Kosovës pa luajtur hiç, sepse kështu edhe i takon.

FC Ballkani pasuron dhomën e trofeve edhe me një Superkupë.

 

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu