Ballkani ka bërë një tjetër hap të madh në garë për titullin e parë të kampionit.
Suharekasit triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Prishtinës sot.
Ballkani kaloi në epërsi përmes Blend Baftiut në minutën e 35-të të ndeshjes.
Gjashtë minuta më vonë, Ermal Krasniqi dyfishoi epërsinë e vendasve, duke e përmirësuar gabimin e mëparshëm, ku dështoi nga penalltia.
Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se përcjellësi i dytë, Gjilani.