Telenews

BALLKANI ME FITORE MINIMALE, POR SHUMË TË VLEFSHME

Ballkani ka vazhduar me formën e lartë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në kuadër të javës së 28-të, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja fitoi në udhëtim te Dukagjini.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “18 Qershori” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për mysafirët e shënoi Meriton Korenica në minutën e 80-të.
Vlen të theksohet se vendasit ishin me një lojtar më pak nga minuta e 62-të, pas përjashtamit të Bujar Shabanit.
Ndryshe, Ballkani pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me tetë pikë më shumë se Gjilani.
Kurse, Dukagjini mbetet me 30 pikë në pozitën e tetë.

Të ngajshme

Kurti në stadiumin “Fadil Vokrri” duke parë futboll, shtyn takimin me Escobar’in dhe Lajçak’un

Flaka Ajeti

Plisat hedhin fishekzjarre në fushë (VIDEO)

Donat Hashani

Më në fund zyrtare: Ardian Nuhiu trajneri i ri i KF Shkëndijës

Flaka Ajeti