Telenews

Ballkani po avancon 2-0 ndaj Larnes në Ligën e Konferencës

Ballkani po përballet me Larne, në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Ballkani pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve do të synojë që të bëjë më mirë në Ligën e Konferencës, duke përsëritur suksesin e vitit të kaluar duke arritur deri në fazën e grupeve.


LIVE: Ballkani – Larne 2-0

33′ Ballkani e ka realizuar golin e dytë ndaj Larnes. Golin e dytë e ka shënuar Almir Kryeziu, nga nja aksion i bukur.

26′ Albion Rrahmani i saktë, nga penaltia. Ballkani po avancon ndaj Larnes.


24′ Penallti për Ballkanin, pas faullit ndaj Nazmi Gripshit.

20’ Rastin më të mirë në ndeshje e pati Nazmi Gripshi, i cili me një goditje të fortë nuk arriti ta fut topin në rrjetë. Portieri kundërshtar pati një pritje fantastike.

15‘ Në çerekun e parë Ballkani e dominoi lojën në tërësi, si me posedim, ashtu me krijim të rasteve, po mungon vetëm goli në këto minuta.

10′ Në dhjetë minutat e parë, kampioni i Kosovës është duke e administruar lojën duke krijuar disa raste, por që mungoi konkretizimi para golit.

1’ Ka filluar ndeshja mes Ballkanit dhe Larnes në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj