Telenews

Ballkani shkëlqen sërish, fiton pastër ndaj Lincoln Red Imps në “Fadil Vokrri”

Ballkani ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës triumfoi 2:0 në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, por suharekasit kishin iniciativën dhe u treguan më kërkues.

E kjo iniciativë më në fund iu shpërblye pas një ore lojë kur realizoi Meriton Korenica.

Nuk zgjati shumë dhe tre minuta më vonë Lorenc Trashi dyfishoi epërsinë me një gol spektakolar me vollej goditje.

Kjo fitore i jep përparësi të madhe Ballkanit në lojën e kthimit që zhvillohet pas një jave në Gjibraltar.

Të ngajshme

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi