Telenews

Bamieh, pas konferencës, ftohet për intervistim nga Prokuroria e Prishtinës

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku.

Ftesa, sipas Bamieh është bërë nën dyshimin që ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

“E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare”, është shprehur Bamieh, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë konferencës së sotme, Bamieh ka folur për përgjimet, që sipas saj, i ka bërë ish-sekretarit në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolajt, të cilin tha se e ka përgjuar me autorizim të gjykatës gjatë kohës sa ai ishte në burg.

Ajo tha se ndërmjetësuesit e Tolajt janë takuar me gjyqtarin e rastit Francesco Flori dhe kryeprokuroren Jaroslava Novotna në një restorant në Gërmi.

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?

Rrezarta Ramaj