Telenews

Banka Botërore, 80 milionë dollarë për transformimin digjital të shërbimeve publike

Banka Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë dollarësh për të mbështetur transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri.

Ky fond do të ndihmojë Shqipërinë drejt reformave më të avancuara në sektorin publik, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike, të forcojë kapitalin njerëzor dhe të nxisë një rritje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, përcjell RTSh, transmeton Telenews.al.

Financimi është pjesë e projektit që synon një akses të barabartë dhe me standarde të larta për qytetarët në shërbimet publike, i cili deri më tani ka investuar 65 milionë dollarë në zhvillimin e platformës e-Albania, krijimin e qendrave të inovacionit dhe ngritjen e 200 laboratorëve digjitalë në shkolla.

 

Me këtë mbështetje të re, projekti do të zgjerohet në tre fusha kryesore: digjitalizimi i shërbimeve bashkiake për të lehtësuar aksesin e qytetarëve, krijimi i një platforme moderne për prokurimin publik duke përdorur inteligjencën artificiale dhe ndërtimi i një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike.

Sipas Bankës Botërore, pritet që ky financim të rrisë transparencën dhe efikasitetin e administratës publike dhe të sjellë një rritje prej të paktën 25% në përpunimin e aplikimeve online për shërbime. Ky investim është në linjë me angazhimin e Shqipërisë për një qeverisje më të hapur dhe moderne.

Të ngajshme

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Bëjeni qeverinë, LDK me vullnet rri në opozitë

Valjeta Turkaj

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë e më pas hidhet nga ballkoni

Valjeta Turkaj

Kurteshi fyen gazetarët: Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë

Valjeta Turkaj