Telenews

Bankat në Kosovë vazhdojnë me fitme enorme, fitojnë 58 milionë euro për katër muaj

 

 

Bankat në Kosovë në katër mujorin e parë të këtij viti kanë arrit të fitojnë plot 58 milionë euro.

Sipas “Sistemit Financiar mujorë- prill 2023” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore bankat kanë arritur t’i inkasojnë 157.1 milionë euro, prej të cilave 121.3 milionë euro janë të hyra në emër të interesit.

Fitimi i bankave është arritur kryesisht nga interesi i kredive të lëshuara.

Deri në fund të muajit prill të këtij viti bankat kanë lëshuar 5 miliardë e 141 milionë euro kredi, që përbën një rritje prej 12.7 për qind.

Norma mesatare e interesit është raportuar të ketë qenë 6.1 për qind.

Kosovarët gjatë kësaj periudhe kohore kanë qëndruar mirë edhe me kursime.

Raporti njofton se deri në fund të muajit prill në bankat kosovare janë depozituar 6 miliardë e 31 milionë  milionë euro, që përbën një rritje prej 8.2 për qind.

Norma mesatare e interesit të depozitave është raportuar të ketë qenë 2.5 për qind.

 

Të ngajshme

Prizreni bëhet me një megaprojekt humanitar: Shoqata “Jetimat e Ballkanit” nis ndërtimin e kompleksit prej mbi 7,000 m²

Donat Hashani

A jeni gati për takime që prodhojnë rezultate, jo vetëm fjalë?

Valjeta Turkaj

Këto janë hargjimet astronomike të VV-së në fushatë

Donat Hashani