Telenews

Banorët e Shashkovcit ankohen se s’kanë ujë qe një muaj, KRU ‘Prishtina’ thotë se ka reduktime dhe po punohet

 

 

Banorët e fshatit Shashkovc që ndodhen në Graçanicë, por i përkasin Komunës së Prishtinës, qe një muaj thonë se kanë mbetur pa ujë të ujësjellësit. Për pasojë, atyre po u duhet të furnizohen nëpër burime të ndryshme.

Disa prej tyre kanë deklaruar se janë në hall me këtë situatë, e madje sipas tyre askush s’po punon që ta zgjidhin këtë problem.

“Po vinë p’i marrin paret paushall, s’po vinë me kqyrë as sahatin sa u harxhit uji. Mujë për mujë ka 20 euro a ujë s’ka. Katastrofë e madhe, hajni e madhe.” – thotë njëri prej tyre.

Ndërkohë nga KRU “Prishtina” kanë bërë me dije se shkaktar i këtij problemi është rezervuari.

Zëdhënësja Arjeta Ahmeti tha se ka reduktime, por fshati nuk ka mbetur tërësisht pa ujë.

 “Kemi telashe me dëmtimin e rezervuarit në fshatin Shashkovc si dhe te pompave që gjenden në fshatin Kishnicë, tash jemi ne kontakt dhe janë duke u marë shërbimi i elektros dhe makinerisë qe ti rregullojmë pompat sa me shpejt. Problemi eshte qe nje muaj, por jo teresisht pa uje por me reduktime te kohe pas kohshme.”

Ahmeti tutje ka bërë të ditur se pas analizave të inxhinierëve të kompanisë planifikohet që të ndërtohet një rezervuar i ri.

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu