Telenews

Baraliu: Kushtetuta është shkelur nga të gjithë pa dallim, madje edhe nga Qeveria aktuale

Njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në TV Dukagjini, ka thënë se Kushtetuta është duke u shkelur nga të gjithë pa dallim, e jo vetëm Kushtetuta, por edhe ligjet e tjera.

“Kushtetuta po shkelet nga personat fizikë, nga institucionet e shtetit, nga politikanët, nga subjektet politike, nga qeverisjet e caktuara, duke përfshirë edhe qeverisjen aktuale”, ka thënë Baraliu.

Sipas Baraliut, në këtë përvjetor do të duhej të ndërpritet shkelja e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës janë obligative për të gjithë.

“Nuk ka dyshkallëshmëri, ka vetëm një instancë, por edhe të krijojmë një kulturë demokratike”, tha ai.

“Tjetër gjë e deklarojnë, tjetër gjë e bëjnë politikanët, të gjitha subjektet politike e kanë dëshmuar këtë, më e rënda te ne në politikë shumë pak ka etikë, premtojnë shumë, por nuk realizojnë asgjë”, shton tutje Baraliu.

Baraliu e vlerësoi mjaft mirë punën e Gjykatës Kushtetuese, “si të suksesshme, edhe pse me një përvojë që e ka pasur fillestare dhe kuadro fillestare, sepse ne nuk kemi pasur traditë në krahasim me shtetet e tjera”.

 

source

Të ngajshme

Tragjedi në Shkodër: Banesa shkrumbohet nga flakët, vdesin nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj

Blearta

Spanja në luftë me zjarret, kryeministri Sánchez: 12 orët e ardhshme vendimtare

Blearta

Hoti: Serbia po refuzon të japë informacionet për fatin e babait tim

Yllka Gashi