Telenews

Basha në aksion pas dështimit në KiE, krahason kryediplomatin shqiptar me atë bjellorus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka krahasuar kryediplomatin shqiptar, Igli Hasanin, me atë të Bjellorusisë.

Ky reagim i Bashës pasoi nga deklaratat e Hasanit, në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Kosova ka gjet më shumë mbështetje te shtetet si Britania, se sa Shqipëria! Kur e dëgjon Igli Hasanin duke fol në Këshillin e Evropës, se di njeri a është ka flet Ministri i Jashtëm i Belarusisë, apo ai i Shqipërisë! Tepër mirë jemi!”, ka shkruar Basha në Facebook.

Hasani, gjatë mbledhjes së komitetit, ka folur mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim, e cila nuk ishte pjesë në agjendën e këtij takimi në Strasburg.

“Komiteti i Ministrave duhet të veprojë i frymëzuar nga thirrja e Asamblesë Parlamentare, e cila pasqyron misionin thelbësor të organizatës tonë, mirëpresim të gjitha shoqëritë dhe njerëzit që u përmbahen vlerave tona. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë zotimet e saj ndërkombëtare dhe të dëgjojë me kujdes mbështetësit e saj më të vendosur. Le të mos humbasim më kohë në korrigjimin e këtij gabimi duke mbajtur së shpejti një tjetër takim të Komitetit të Ministrave dhe të mirëpresim popullin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Hasni.

source

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj