Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka shpërndarë në llogarinë zyrtare në platformën “X” takimin që ambasadorja e ShBA-së në NATO, Julianne Smith, ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Smith dje ka njoftuar për takimin që ka pasur me shefen e shtetit të Kosovës duke thënë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe të ardhmes në Kosovë, teksa Kosova ecë drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi.
“E ritheksova se 🇺🇸 do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka shkruar Smith.
#StrongerTogether https://t.co/ycTZSuBmVf
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 8, 2023

