Telenews

Bashkëshortja e Milan Radojçiqit po intervistohet nga Policia e Kosovës

Ema Radojçiq, bashkëshortja e Milan Radojçiqit, është aktualisht në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, ajo po intervistohet nga hetuesit e departamentit të Krimeve të Rënda, në prani të avokatit të saj.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani.

Milan Radojçiq është i dyshuari kryesor për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Megjithëse ai ka pranuar publikisht organizimin e sulmit, ai vazhdon të jetë i lirë, pasi është larguar nga Kosova.

Pas 24 shtatorit, Radojçiqi dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Personi i kërkuar për vrasje bie nga ndërtesa në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në Prishtinë, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Dosja: Çfarë deklaruan policët dhe dëshmitarët për rastin e Agon Zejnuallahut?

KushtrimGuraj