Telenews

BASKETBOLL FEMRAT / PRISHTINA E MPOSHT PENZËN, SERIA FINALE VAZHDON

KBF Prishtina e ka ngushtuar serinë finale të Superligës së Femrave në basketboll, duke e mposhtur sonte Penzën në ndeshjen e tretë.
Vashat kryeqytetase sonte nuk kanë gabuar dhe kanë triumfuar me shifrat e thella 87-68.
Penza e fitoi çerekun e parë 16-19, por në të dytin Prishtina u këndell krejtësisht dhe e fitoi atë thellë 36-14, duke shkuar në pushim me avantazhin 52-33.
Në pjesën e dytë, Penza e nisi më mirë duke e fituar çerekun e tretë 13-20 e prishtinaset përsëri u rikthyen te loja e mirë në periodën vendimtare (22-15), duke e fituar një duel jetik për to.
Tynice Martin ishte e pandalshme te Prishtina sonte me plotë 30 pikë, prej tyre 6 treshe nga 11 tentime, derisa u ndihmua edhe nga Stash Carey me 16 pikë e 10 kërcime, Arbnore Përçuku e Agnesa Rrahmani me nga 13 pikë dhe Sarah Mgbeike që shtoi 10 pikë e 10 kërcime.
Te Penza s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Hilaire Kaela me 22 pikë, Rael Whitsitt me 17 e Valbona Bytyqi me 16 sosh.
Tash seria finale e Superligës Femërore ku vendoset kampioni, shkon në ndeshjen e katërt dhe për momentin bilanci është 1-2 në favorin e Penzës.
Ndeshja e radhës zhvillohet në Pejë. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Karateistja Qëndresa Ibrahimi lufton për të bronztën

Yllka Gashi

Zhegrova refuzon ofertën 10-milionëshe të Arabisë Saudite, mbetet i fokusuar te Juventusi –

KushtrimGuraj

Newcastle siguron Fernández-Pardon për 65 milionë euro, sulmuesi i Lille drejt Anglisë –

KushtrimGuraj