Telenews

Basketboll / Kosova sot ndeshet me Danimarkën, fitorja me 8 pikë dallim ia siguron fazën e dytë evropiane

Përfaqësuesja e Kosovës A në basketboll, sot e luan duelin e fundit dhe vendimtar në grupin parakualifikues për Eurobasket 2025.

Me fitore 8 pikë dallim, Kosova do të kalojë në kualifikimet e kompeticionit më prestigjioz të basketbollit evropian për shtete.

Sfida luhet ndaj Danimarkës me fillim nga ora 20:45 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Më shumë se kurrë, Kosovës tonë sot i duhet përkrahja e madhe dhe mbushja përplot e palestrën në qytetin e bukur të Prizrenit, andaj sonte ejani pa kushte.

Që nga ardhja e selektorit të ri, Rami Hadar, Kosova ka treguar rezultate shumë të mira dhe entuziasmi e dëshira për fitore, janë të mëdha edhe për sonte.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj