Telenews

Basketboll / Peja eliminohet qysh në kualifikime nga Liga e Kampionëve

Peja është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll.

Ekipi verdhezi u mposht sot në Antalia të Turqisë nga kampioni i Danimarkës, Bakken Bears me rezultat final 103-79.

Për fat të keq, ndeshja nuk kishte ndonjë historik me ekipin danez që krijoi avantazh të thellë nga fillimi dhe e mbajti atë konstant deri në fund (23-16, 25-9, 29-30, 26-24), derisa dallimi kryesor për fitore shumë meritore u bë në çerekun e dytë ku Bakkeni fitoi me 16 pikë dallim.

Tervell Beck ishte lojtari më i dalluar te Peja sot me 19 pikë, Jacob Calloway shtoi 14 e Justin Davis e Jay Chandler kishin nga 12 pikë secili.

Te Bakken Bears u dalluan në fitore, Malik Parson me 22 pikë e Ryan Evans me 13 sosh.

Me këtë fitore, Peja eliminohet nga Liga e Kampionëve, por do ta vazhdojë aventurën evropiane në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Bakken Bears luan në gjysmëfinale të turneut me fituesin e ndeshjes Kalev/Cramo – Norrkoping.

Të ngajshme

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid –

KushtrimGuraj

Diomande dhe Adeyemi, dy yjet që mund të përballeshin në anën e kundërt të El Clásicos –

KushtrimGuraj

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj