Telenews

Basketboll / Peja zyrtarizoi transferin e tretë brenda tre ditëve

Skuadra e Pejës e ka prezantuar sot edhe një transfer të ri të huaj.

Bëhet fjalë për fundorin kanadez, Devoe Joseph i cili është i gjatë 193 centimetra.

Lojtari në fjalë ka eksperiencë në Liga elite të ndryshime si ajo e Ukrainës (Khimik), Spanjës (Joventut Badalona), Turqisë (Turk Telekom, Banvit), Francës (Cholet), Izraelit (Maccabi Gat), Finlandës (Nokia) Mal i Zi (Buduçnost), Poloni (Slask Wroclaw), Rumani (Voluntari),  dhe së fundi ishte pjesë e ekipit Enea Zastal të Polonisë.

Tek Enea Zastal, Joseph luajti në dy fronte në ligën vendase dhe në VTB League, ku në të parën luajti me mesatare prej 9.7 pikëve e në VTB u paraqit me 7.7 pikë për ndeshje.

Ai pritet që sot të i bashkohet ekipit pejan dhe ti ndihmojë tejet shumë në vazhdim të kampionatit.
Para pak ditëve te Peja u zyrtarizuan edhe dy lojtarë të huaj, Marvin Jefferson e Larry Thomas.

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj