Telenews

Basketboll / Prishtina e ‘shkel’ Vëllaznimin në Gjakovë

Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 51:86 (7:38, 15:13, 19:19, 10:16), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Prishtinasit e filluan furishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të lartë qysh në çerekun e parë dhe këtë epërsi e ruajtën deri në fund, për të regjistruar fitoren e radhës. Vendasit për dhjetë minuta shënuan shtatë pikë, ndërsa mysafirët 38 dhe kjo epërsi ishte e pakapshme për kuqezinjtë. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar dhe Prishtina triumfon 51:86.

Rrezart Memedi dhe Nate Grimes shënuan nga 17 pikë për kryeqytetasit.

Kuqezinjtë kanë tetë fitore e 16 humbje, ndërsa bardhekaltrit 18 fitore e gjashtë humbje.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Trepçën e Vëllaznimi i shkon Pejës.

Të ngajshme

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj