Sigal Prishtina është kualifikuar në play off të Ligës ndërkombëtare evropiane të basketbollit, ENBL League.
Ekipi prishtinas është kualifikuar në fazën e dytë të kësaj gare, pas fitores së Budivelnykut ndaj Siauliait.
Në këtë garë prestigjoze evropiane sivjet po luajnë skuadra elitare polake, lituaneze, ukrainase, izraelite, çeke dhe estoneze.
Ky është vetëm edicioni i parë që klubi i madh shqiptar mori pjesë në Ligën ENBL.
Gjatë ditëve në vijim pritet të mësohet edhe kundërshtari i radhës i prishtinasve në këtë garë.

