Vëllaznimi e ka prezantuar sot transferin më të ri.
Klubi gjakovar kishte konfirmuar atë që AsistiOnline.com e paralajmëroi ditë më parë, duke nënshkruajtur me alo-qendrën amerikane, Da’Quan Cook.
”Mirë se vjen në familjen tonë, Da’Quan Cook”, shkruan njoftimi i shkurtër i ekipit gjakovar.
Cook, është i gjatë 205 centimetra dhe luan në pozitat 4/5, ai ka një përvojë të madhe në basketboll duke luajtur në shumë shtete të botës si: Franca, Kanadaja, Bullgaria, Kazakistani, Kina, Katari, Kolumbia, Arabia Saudite, Bregu i Fildishtë, Tunizia, Maroku, Republika Dominikane, Bahrein etj.
Së fundmi, 36 vjeçari ka luajtur në ekipin amerikan, Brown & White me 10 pikë e 5 kërcime në vetëm 1 ndeshje. Derisa, te Prishtina ai ishte paraqitur kryesisht në Ligën Ballkanike dhe me mesatare prej 8.7 pikëve e 3.8 kërcime. /Telenews.al/

