Telenews

BASKETBOLL / YLLI PËRSËRI NË FINALE TË LIGËS UNIKE

Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i Ligës Unike mbarëkombëtare në basketboll për këtë edicion.
Kampioni aktual i Ligës ka arritur që të fitojë në duelin gjysmëfinal ndaj Teutës me shifrat e ngushta 84-82.
Ndeshja ishte tepër interesante me Yllin që e fitoi çerekun e parë 21-15, derisa çereku i dytë i takoi Teutës 15-23 dhe durrsakët shkuan në pushim me avantazh prej dy pikëve 36-38.
Në pjesën e dytë, Ylli e fitoi çerekun e tretë 22-18, derisa perioda e fundit u mbyll baraz (26-26) e dallimin në ndeshje e bëri periudha e tretë dhe fitorja erdhi me shumë vështirësi për ekipin nga Theranda.
Mikaile Tmusiq ishte individi më i dalluar te Ylli në këtë fitore sot me 23 pikë, derisa Erjon Kastrati kishte 22 e Henrik Shirko shtoi 17 sosh.
Te Teuta s’mjaftuan për fitore, Nasir Core me 23 pikë, Frenki Lilaj e Tyler Peterson me nga 13 dhe Kyle Beisch që shtoi 12 sosh.
Kjo fitore e dërgoi në finale të Ligës Unike skuadrën e Yllit që tash atje e pret fituesin e duelit, Peja – Prizreni 16. Derisa, Teuta do ta luajë edhe ndeshjen për vendin e tretë.
Finalja zhvillohet nesër nga ora 20:30. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu