Telenews

Bayern-Inter, formacionet zyrtare

Skuadra e Bayern Munichut e goditur nga lëndimet do të presë Interin në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, pasi Simone Inzaghi dhe ekipi i tij kërkojnë të sigurojnë një avantazh përpara ndeshjes së kthimit në “San Siro” javën e ardhshme.

Vincent Kompany do të jetë pa disa lojtarë kyç të ekipit të parë si Manuel Neuer, Dayot Upamecano, Hiroki Ito, Alphonso Davies, Kingsley Coman dhe Jamal Musiala, të cilët janë të lënduar.

Edhe te Interi ka lojtar të lënduar, por me një gjendje relativisht më të mirë. Krahët e mbrojtjes janë një zonë shqetësuese për “Nerazzurrët”, Carlos Augusto pritet të startojë para Federico Dimarcos, i cili u stërvit veçmas, ndërsa Denzel Dumfries mbetet jashtë, që ka të ngjarë të thotë një fillim tjetër nga minuta e parë për Matteo Darmian.
Mehdi Taremi është gjithashtu i lënduar, gjë që e lë Marko Arnautovicin si opsionin e vetëm rezervë për Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, pasi Joaquin Correa nuk është përfshirë në listën e Interit në Ligën e Kampionëve . Piotr Zielinski gjithashtu nuk është i disponueshëm, përcjellë KosovaPress.

Lexo po ashtu​Interi zhvillon sot ndeshjen e mbetur kundër FiorentinësNdeshja nis nga ora 21:00 ndërsa këto janë formacionet zyrtare:

Bayern: Urbig, Laimer, Kim, Dier, Stanisic, Goretzka, Kimmich, Olise, Sane, Muller, Kane.
Inter: Sommer, Bastoni, Acerbi, Pavard, Darmian, Carlos Augusto, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Lautaro, Thuram.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj