Telenews

Bebe Rexha publikon Monika Kryemadhin duke kënduar pjesën në shqip të këngës së re “Çike Çike”

Pas publikimit të këngës së saj të re “Çike Çike”, ku një varg i saj është në gjuhën shqipe, Bebe Rexha ka marrë reagime pozitive nga publiku shqiptar, i cili ka përshkruar projektin si një këngë tërheqëse dhe origjinale.

Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ishte fakti që Bebe e kishte ndarë në InstaStory një video të Monika Kryemadhit duke kënduar pjesën në shqip të këngës.

Monika e interpretoi këtë varg gjatë spektaklit të kaluar të Big Brother VIP Albania, ku ishte në rolin e opinionistes.

Në video duket Monika duke kënduar, ndërsa Arbri dhe Ledioni komentonin performancën e saj.

Madje, edhe gjatë spektaklit të sotëm më 21 shkurt, Ledioni e solli në vëmendje Monikën se Bebe kishte vendosur këtë moment në InstaStoryn e saj, duke treguar lidhjen e veçantë mes artistes shqiptare me origjinë dhe publikut të saj vendas.

Të ngajshme

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Policia ndalon garën e shpejtësisë në dalje të Prizrenit, gjobiten dy shofer

Yllka Gashi

Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua ditë më parë në Malishevë

Yllka Gashi