Telenews

Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas

I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në listën e tij nuk ka kandidatë me aktakuzë, e njëjta qasje do të vlejë edhe për ministrat nëse zgjidhet kryeministër.

“Nëse një ministër – pa paragjyku vendimin final të gjykatës, se ne duhet ta dimë edhe prezumimin e pafajësisë, që çdo kush është i pafajshëm deri në vendim – mirëpo me aktakuzë me qenë ministër nuk mundet.”

Ai theksoi se në një situatë të tillë ka dy zgjidhje: “Mirë është me zgjedhë të parën, se e pret e dyta. Me thënë ‘më është ngrit aktakuza, po shkoj derisa të kryhet kjo punë’. Nuk shkon. E merr vendimin edhe prapë shkon. Kështu e kanë edhe drejtorat në Komunën e Mitrovicës.”

Të ngajshme

Viti 1999-të: Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të luante kundër Jugosllavisë

Yllka Gashi

Vazhdon protesta “Jo në emrin tim”, kjo është agjenda e ditës së 9-të

Yllka Gashi

Gjykata Speciale vazhdon ta mbajë në listën e zezë Artan Behramin

Yllka Gashi