Telenews

Befasi e këndshme në dy xhirot e fundit, trajneri i Drenicës beson në vazhdimësi të mirë

E nisën stinorin me formë aspak të mië me dy humbje dhe një barazim, por skuadra e Drenicës e drejtuar nga trajneri vushtrrias, Bekim Shotani, gradualisht nisi të këndellet duke gjetur formën e mirë.

Tash kur jemi 8 xhiro nga fillimi i stinorit, Drenica në dy duelet e fundit ka 2 fitore, madje triumfin e fundit e arriti ndaj një pretendenti për titull si Prishtina.

Në një intervistë dhënë për Telenews.al, timonieri i ekipit drenicas, Bekim Shotani foli për mënyrën se si vendosi ta marrë drejtimin e klubit, çelësin e sukseseve në xhirot e fundit, kualitetin e garave të sivjetme në vend dhe synimet e klubit që drejton.

Unë kam qenë edhe në vitin 2017, trajner i klubit të Drenicës me drejtuesit e tanishëm e njoh filozofinë e tyre dhe ata timen, sigurisht që të dyja palët kemi besuar në projekt. Prandaj shpresoj që përkundër problemeve do t’ja dalim”, shprehet Shotani.

Drenica në xhirot e fundit ka treguar rezultate mjaftë pozitive dhe frytdhënëse e sipas tij, pse ka ardhur deri te kjo?

Në dy xhirot e fundit kemi reflektuar pozitivisht falë përkrahjes nga udhëheqsia e klubit si dhe faktor kryesor mendoj se është homogjeniteti te lojtarët të cilët janë bërë sikur një familje. Nëse vazhdojmë kështu e që besoj fuqishëm, sigurisht që rezultatet pozitive s’do të mungojnë”.

Ka pasur shumë mendime se sivjet elita e futbollit kosovar është më e balancuar, çfarë në fakt mendon Shotani dhe kë e sheh si rival më të fortë?

Mendoj që këtë vit Superliga jonë është më e balancuar. Edhe pse kemi diferencë mes ekipeve që kanë qenë pjesëmarrëse në garat evropiane, prapë se prapë ka rivalitet të madh dhe çdo ekip po lufton shumë, andaj s’do e kisha veçuar ende asnjë skuadër që po e bën dallimin”, thotë ai.

Krejt në fund, Shotani shpalosi edhe synimt e Drenicës për sivjet.

Synimet e Drenicës sivjet janë që të jemi sa më konkurues me skuadrat tjera dhe të jemi në mesin e tabelës, pastaj çfardo që na jepet mundësia më shumë, sigurisht se do të jetë e mirëseardhur. Shpresoj që të reflektojmë me lojë të mira, diciplinë taktike si dhe me kulturë të lartë sportive, pastaj suksesi s’do mungojë”, përfundoi intervistën Shotani.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Manchester United fiton përballjen direkte ndaj Aston Villas

Blearta

Real Madridi apo Barcelona? Haaland ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare

KushtrimGuraj

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

KushtrimGuraj