Telenews

BEFASIA E XHIROS NË FUTBOLLIN KOSOVAR, NDODHI SOT NË DRENAS

Nga Ulpiana te Ulpiana, Feronikeli ka arritur të marrë përsëri pikë në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Drenasi ka luajtur baras 2-2 në përballje me Ulpianën pas tetë humbjeve radhazi.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kaluan të parët në epërsi me golin e talentit Ardi Qorri që realizoi në minutën e 27-të për 1-0.
Por epërsia e vendasve nuk zgjati shumë dhe Ulpiana barazoi shifrat në 1-1 falë Iran Goncalves në minutën e 34-të.
Vetëm katër minuta më vonë, Iran realizoi përsëri kësaj radhe për t’i dhënë epërsinë Ulpianës 1-2.
Me epërsinë prej një goli të skuadrës mysafire u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Ishte përsëri Ardi Qorri që realizoi për t’i barazuar shifrat në 2-2, dhe me këtë rezultat u mbyll takimi.
Përkundër barazimit, Nikli mbetet e fundit në tabelë me 12 pikë, derisa Ulpiana në vendin e parafundit me 24 pikë.
Ndeshjen e radhës Ulpiana e pret Dritën, derisa Feronikeli luan në udhëtim te Drenica.

Të ngajshme

E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin

KushtrimGuraj

Haalandi vazhdon të çudisë, 48 gola në 48 ndeshje në Evropë

KushtrimGuraj

City dy herë në avantazh, në fund fiton Real Madridi i krijuar për Champions

Donat Hashani