Telenews

Befason Ministri i Kurtit qorton stafin që nuk i ktheu përgjigje një organizate

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se nuk ka qenë në dijeni për kërkesën e Lëvizjes FOL që nuk mori përgjigje për aktivitetet e realizuara nga kjo Ministri për periudhën janar – qershor 2022.

Ai madje ka paralajmëruar masa për përgjegjësit brenda stafit të tij.

Lëvizja FOL publikoi të martën monitorimin e Planit Strategjik Operacional (PSO) të Qeverisë për periudhën janar – qershor 2022 të 15 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit. Nga 2063 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar vetëm 983 aktivitete.

Ndërkaq, ishte vetëm Ministria e Mbrojtjes që kishte zero për qind të aktiviteteve të realizuara, pasi sipas njoftimit të Lëvizjes FOL, nuk kishte kthyer përgjigje për ta plotësuar pyetësorin.

“Tani u informova që Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Zyra për Marrëdhenie me Publikun, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga organizata FOL, lidhur me realizimin e planit të punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo gjë është e pa pranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se menjëherë ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm të trajtohet kjo çështje dhe të merren masa përkitazi me përgjegjësitë që i takojnë.

Të ngajshme

Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj