Telenews

Bëhen 8 vite nga vrasja e Donjeta Pajazitajt, vëllai i saj: Pse po hesht drejtësi?

 

 

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt ka reaguar në përvjetorin e tetë të vrasjes së motrës së tij. Ai është shprehur i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Pajazitaj përmes një postimi në Facebook, pyeti se çfarë po e pengon Prokurorinë e Pejës që të ketë sukses në aktakuzën për vrasjen e Donjetës.

“Sot 8 vite ishte ditë e ranë për ne: Përse po hesht drejtësia e Kosovës, 2. Përse nuk po arrin prokuroria e Pejës që të ju ketë sukses aktakuza për vrasjen e Donjetës, 3. Kjo nuk po ndodh nga pa aftësia dhe jo profesionalizmi i tyre, por çfarë po i pengon ata”, ka shkruar vëllai i Donjetës.

Kujtojmë se, Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vrarë me 9 nëntor të 2015’ës në Bjeshkët e Strellcit në komunën e Deçanit.

I dyshuari kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt ishte Naser Pajazitaj. Por, në prill të 2023, Gjykata Supreme ka vendosur ta lirojë nga akuzat për vrasje Naser Pajazitajn.

Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, kurse më pas Apeli e kishte ulur dënimin në 35 vjet burg.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Që nga viti 2015 beteja e familjes Pajazitaj për drejtësi nuk është ndalur asnjëherë. E shkak për këtë, dolën dy herë vendimet e gjykatës të cilat më pas hidheshin poshtë.

Të ngajshme

Kurti dhe Allen diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë

Pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit

Tollovi në rrugën Prishtinë-Gjilan, disa vetura mbesin në “lloç”

Donat Hashani