Telenews

Bëhen bashkë ish ministrat e Mbrojtjes dhe ish komandantët e UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot ka takuar ish ministrat e Mbrojtjes, ish komandantët e ushtrisë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.

Mehaj ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe avancimet që kanë pasur në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së”, thotë ai.

 

Ministri ka shtuar tutje se në takim kanë biseduar për sigurinë në vend.

“Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës”, ka bërë të ditur Mehaj.

Mehaj ka thënë se “Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetuetshmërisë sonë”

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu