Telenews

Bekim Ugzmaili, viktima e aksidentit tragjik në Shirokë, ishte veteran i UÇK-së

Bekim Ugzmaili, 52-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin fatal të së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës, ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ugzmaili ndërroi jetë pas një aksidenti me veturë, ndërsa rrethanat e plota të rastit ende janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima dyshohet se mund të ketë pësuar një problem shëndetësor në timon, pak para se automjeti të dilte nga rruga dhe të përfshihej në aksident.

Pas aksidentit, ai ishte nxjerrë nga automjeti dhe ishte dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Institucionet kompetente pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Bekim Ugzmaili ishte i njohur si pjesëtar i brezit të luftës, ndërsa vdekja e tij ka prekur familjarët dhe komunitetin ku jetonte.

Të ngajshme

Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë

Yllka Gashi

Murati takohet me një homologun në SHBA, dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit!

Yllka Gashi

18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burgim në Gjermani, tentoi ta vriste mësuesen

Rrezarta Ramaj