Telenews

Bellingham shkëlqen përsëri, Reali fiton me përmbysje

Real Madridi ka fituar me shumë mund në shtëpi ndaj Getafes në kuadër të javës së katërt në La Liga me rezultat 2-1.

Pas vetëm 11 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Borja Mayoral.

Gjyqtari akordoi penallti në minutën e 24-të për Real Madridi për një faull nga Carles Alena, mirëpo VAR-i sinjalizoi se nuk kishte faull dhe loja duhet të vazhdonte.

Jude Belllingham (42’), kërkoi penallti, mirëpo gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej të vazhdonte.

Në minutën e 47-të të pjesës së dytë, Real Madrid i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Joselut edhe pse pati polemika se ishte në pozicion jashtë loje.

 

Dani Carvajal dhe Joselu lëshuan më pas shanse të sigurta për gol, me portierin David Soria që bëri pritje fantastike.

Los Blancos nuk u dorëzuan deri në fund dhe shënuan golin e fitores për 2-1, me Jude Bellingham që sërish ishte heroi që ua siguroi tri pikë ekipit të tij..

Pas javës së katërt, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 12 pikë, ndërsa në xhiron e pestë do të përballet me Real Sociedadin.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj