Telenews

Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc

berat-lahu-njofton-per-largimin-nga-vv,-riperserit-akuzat-ndaj-gezim-svecles-per-ceshtjen-e-pronave-ne-badoc

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, duke i akuzuar bashkëpartiakët për keqpërdorime dhe vendime që kanë dëmtuar qytetarët.

Në një deklaratë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Lahu ka theksuar se pas 15 vitesh angazhim në këtë subjekt politik, ai nuk është më pjesë e Vetëvendosjes. Lahu kujtoi se angazhimi i tij nisi në vitin 2010, pas një ftesë nga lideri Albin Kurti, dhe se një nga momentet kulmore të kontributit të tij ishte suksesi i partisë në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Prishtinë.

Megjithatë, sipas Lahut, pas vitit 2022, ka pasur përplasje të thella brenda partisë, kryesisht për shkak të keqmenaxhimit të Qendrës së Prishtinës nga Arben Vitia. Ai ka theksuar se mosmbajtja e përgjegjësisë për humbjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe rikandidimi i Vitiës për kryetar të qendrës ka nxitur largimin e tij nga struktura e partisë.

Një prej akuzave më serioze të Lahut është lidhur me çështjen e këmbimit të pronave në Badoc, për të cilën ai ka akuzuar drejtpërdrejt Gëzim Sveçlën për keqpërdorim të pozitës dhe lidhje me investitorë privatë. Lahu ka pretenduar se Sveçla mundësoi kalimin e këtij vendimi në Kuvendin Komunal, përkundër kundërshtimeve të tij.

“Kam kërkuar nga Kryetari i LVV, Albin Kurti, që të marrë masën e përjashtimit ndaj Gëzim Sveçlës për veprimet e tij korruptive, por në vend të kësaj, më përjashtuan mua,” ka shkruar Lahu në deklaratën e tij.

Ndërkohë, Lahu ka nënvizuar se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij si asamblist i pavarur, duke premtuar se do të qëndrojë besnik angazhimeve të tij gjatë fushatës së vitit 2021 dhe do të luftojë kundër keqpërdorimeve në komunë.

The post Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Ndryshon orari i tarifës së ulët të rrymës në Kosovë: Nga nesër e deri më 30 shtator

Valjeta Turkaj

Osmani kujton masakrat e Pastaselës dhe Burimit, kërkon drejtësi për viktimat

Valjeta Turkaj

Tejkalohet Ligji, Policia ua ndalon kompensimin e punës jashtë orarit zyrtarëve të saj

Valjeta Turkaj