Telenews

Viktima e aksidentit të mbrëmshëm në Bresje, kushëri i këngëtarit të njohur

Mbrëmë në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, është goditur për vdekje një këmbësor nga një veturë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, raporton Zeri.info.

Viktima e këtij aksidenti është Selim Muçiqi.

I ndjeri është djali i xhaxhait të këngëtarit të njohur Nystret Muçiqi.

Kjo është bërë e ditur nga vetë këngëtari përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, i cili edhe ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00 në fshatin Llapashticë e Epërme.

Njoftimi i plotë i Nystret Muçiqit, pa ndërhyrje:

Njoftojme se mbreme ne oret e vona ndrroje jete aksidentalisht djali i agjes tim Selim Muciqi

Varrimi i te ndjerit behet sot ne ora 17:00 ne varrezat e fshatit Llapashtice e Eperme

Pusho i qete o Limi jone po shume do te na mungosh.

Nysret Muqiqi – Njoftojme se mbreme ne oret e vona ndrroje jete… | Facebook

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj