Telenews

Bes Kallaku mohon të jetë ndarë nga Xhensila Myrtezaj (FOTO)

Tash e sa ditë është përfolur pafund për një ndarje të mundshme në mes të çiftit, këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe artistit Bes Kallaku.

Por, diçka të tillë e ka mohuar vet Kallaku, ndërsa ka publikuar disa imazhe të shkrepura në Prizren, ku po e shoqëronte gruan e tij, Xhensilën në një koncert që po mbante atje.

Madje, pos që shkoi atje, Besi është përkujdesur që në Instagramin e tij të publikojë edhe një video ku shihet duke u puthur me yllin e hitit “Ale ale”, dhe jo vetëm.

Karshi videos, ai ka shkruar  – “Çdo gjashtë muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo katër muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”.

Të ngajshme

Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet

Yllka Gashi

Aktorja hollivudiane Gal Gadot: Të qenit nënë e katër vajzave është superfuqia ime –

KushtrimGuraj

Dafina zbulon detajin që po i shton dyshimet për martesën e Kidës: “Nusja jonë e bukur!”

Rrezarta Ramaj