Telenews

Bes Kallaku nuk i kursen kunjat ndaj Ermal Mamaqit

Sonte në emisionin e fundit të ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, veç këngëtarëve Asim Gashi e Besnik Qaka, si të ftuar kanë qenë edhe dy kapitenët e “Zemër Luana”, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, të cilët nuk u kanë shpëtuar pyetjeve pikante.

Në banakun e birrave ata duhet të përgjigjeshin ose të pinin me fund një birrë. Ndonse në pyetjet e realizuar nga Lili (aktori Eglein Laknori) një ndër pyetjet për Besin ka qenë: Besi na zbulo emrin e të ftuarit VIP i cili të ka surprizuar për mirë dhe emrin e të ftuarit që të ka dalë e kundërta, që të ka surprizuar për keq këtë sezon në “Zemër Luana”?

“Don Xhoni me Butrint Imerin më kanë surprizuar për mirë, emisioni I parë ka qenë flak.Ndërsa ai që më ka surprizuar, jo për keq. Por kam pritur më shumë nga Ermal Mamaqi, sa i përket ‘show’, atmosferës së emisionit, por Ermali nga ai që njihja unë ishtë bërë më serioz sa e mbaja mend.”- ka thënë Besi.
Sigurisht nuk kanë munguar as batutat, pasi rikujtojmë se Besi dhe Ermali nuk flisnin pas një kunje të krijuar në “Shiko Kush Luan” e u pajtuan pikërisht me nisjen e “Zemër Luana”, të dyja programet në autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kurorëzohet basketbollisti i njohur, Dardan Berisha

KushtrimGuraj