Telenews

Besnik Osmani sjell shërbime të reja shëndetësore për qytetarët e Dardanisë

Mëngjesin e sotëm, kandidati për kryetar, Besnik Osmani, e nisi me një lajm të mirë për shëndetin e qytetarëve. Ai inauguroi laboratorin e ri në QMF të lagjes Dardania, duke iu mundësuar banorëve që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa qenë e nevojshme të shkojnë në QKMF.

Po sot, me shumë kënaqësi, Osmani bëri të ditur nisjen e përdorimit të rëntgenit të ri në QKMF, një investim i rëndësishëm që rrit cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve mjekësore, duke minimizuar njëkohësisht dëmet nga rrezatimet.

Lajmi më i mirë sipas tij është se nga java e ardhshme do të fillojë edhe orari i parë i shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, duke garantuar që edhe ditën e shtunë qytetarët të kenë qasje në kujdes shëndetësor.

“Kujdes më i madh dhe më afër qytetarëve tanë” – u shpreh Besnik Osmani, duke theksuar se investimet në shëndetësi janë ndër prioritetet kryesore të tij.

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj