Telenews

Besnik Tahiri: Miratimi i Rregullores së Kuvendit, meritë e Grupit Punues

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur rreth Rregullores së re të Punës së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se miratimi i kësaj Rregullore të Punës së Kuvendit është meritë e drejtpërdrejt e punës më shumë se një-vjeçare të Grupit Punues.

“Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtpërdrejtë e Grupit Punues që ka punuar më shumë se një vit, e i cili përbëhej me shumicë nga partitë opozitare, ekspertë të NDI-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se është pikërisht kryeministri Kurti i cili e ka penguar dhe bllokuar miratimin e kësaj rregullore.

“Statusi i kryeministrit Kurti tregon dy elemente shumë të rrezikshme: e para, tendenca për të marrë merita që nuk i takojnë, për shkak se, në qoftë se ka një njëri që e ka bllokuar miratimin e kësaj rregullore, ka qenë vet z. Kurti gjatë dhjetë viteve, i cili nuk ka dashur të mbështesë shumicën për të kaluar këtë rregullore. E dyta, ai e merr rolin e Kryetarit të Kuvendit, i cili duke dashur ta ruajë konsensusin që e kemi pasur në grup punues, nuk ka publikuar dhe nuk ka marrë merita”, është shprehur ai.

Tahiri ka thënë se nuk e di çka është duke menduar Kurti, i cili, sipas tij, njëherë shpallë gjendje lufte e në të njëjtën kohë bënë përpjekje me i marrë meritat që nuk janë të tij.

“Nuk e di çka po mendon Kryeministri, njëherë duke shpallë gjendje lufte, e tash duke u munduar të marrë merita që nuk i takojnë dhe që nuk janë të tij”, ka përfunduar Tahiri.

Të ngajshme

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj