Telenews

Beteja mes lirisë dhe terrorit

Sot mbushen 22 vjet që kur terrorimzi goditi në shtëpinë e lirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishin grabitur disa aeroplanë për të sulmuar SHBA-të, për të shkaktuar frikë – të tërhiqet dorë nga liria.

Më pas, shumë ngjarje rrjedhuan. Gjithçka kishte ndryshuar.

Sot më 11 shtator, nga e gjitha përkujtohet data kur terrori kishte shokuar botën.

Zjarri që kishte prekur kullat amerikane, shpejt do ta prekte gjithë botën.

Sepse pasuan organizata terroriste, ekstemiste, ksenofobe më Evropë dhe Lindjen të Mesme.

Synimi është që të sulmohet tjetri.

Nuk i bashkon as njerëzorja. E sot kërkohet që njerëzorja të triumfojë.

Më  11 shtator të vitit 2001, 19 terroristë të Al Qaeda-s, grabitën katër avionë pasagjerësh të nisur nga Boston, Njuark dhe Uashington dhe i përdorën ato si raketa gjigante për të sulmuar godina simbolike në SHBA.

kullat ikonë të Nju-Jorkut u rrëzuan, Pentagoni u dëmtua rëndë; gati 3 mijë njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, ose pësuan probleme afatgjatë shëndetësore. Sulmi më i rëndë terrorist në tokën amerikane ndryshoi Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë botën në mënyrë të pakthyeshme. /Telenews

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj