Telenews

Bie niveli i ujit në Badoc dhe Batllavë, ujësjellësi: Mos e keqpërdorni ujin

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me një thirrje për konsumatorët e saj që të përdorin ujin në mënyrë më racionale.

Kompania thotë se çdo ditë e më shumë po rriten  kërkesat për ujë të pijshëm, ndërsa ka rënie të nivelit në dy liqenet prej ku merret uji për furnizim.

“Niveli i ujit në  liqenin e Batllavës sot është minus 1.52  metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus  7.90  metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë”, thuhet në komunikatën e ujësjellësit. Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të pa arsyeshme”.

KRU |Prishtina” thotë se me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

“Ujin e zëvendëson vetëm uji! Andaj, t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit për periudhat vijuese! Dje dhe sot uji po keqpërdoret me të madhe, me ç’rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë”

Të ngajshme

Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Rrezarta Ramaj

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Rrezarta Ramaj

Siguria hekurudhore në Zvicër: Në rast defekti, trenat lejohen të lëvizin maksimumi 40 km/h

Rrezarta Ramaj