Telenews

Biseda me Radojçiq- Abrashi tenton ta mbrojë Kusari-Lilën, kritikohet ashpër nga analistët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ka tendencë të partive kundërshtare politike që ta njollosin Lëvizjen Vetëvendosje, duke e përdorur figurën e Millan Radojciqit.

Kjo deklaratë erdhi pasi u pyet për bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me Radojciqin.

“Këtu është synimi e tendenca e pastër e kundërshtarëve politikë, që pikturën e Radojciqit, duke ikur maleve, që e ka kjo qeveri me e zvëvendesu me këta skenarë lidhje palidhje. Radocjiqi sot ndodhet kaçak ndodhet në Kopaonik”, tha ai.

“E kam përshtypjen që kushdo që kishte qenë në shefen e grupit parlamentar, kishte me qenë në pozitën e Mimozës. Lista Serbe është trashëgimi që s’e ka pru VV”, vijoi ai.

I ashpër ndaj tij ishte analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili me tone të larta iu drejtua “Pse duhet me folë me të, pse po sillesh e po sillesh. Cka ka lypë zonja me folë me të”.

“Cka iu ka dashtë Mimozës me folë me të. Cka iu ka dashtë me folë. Pse e ke mirëmbajtë te Mimoza Kusari”, vijoi ai.

“Thuj më vjen turp që ka fol me Radojciqin, pse nuk po e thu?”, vijoi ai.

Ndërsa, Dardan Gashi u shpreh se “Radojciqi vetëm në Qeverinë Kurti ka mund ta fusë armatimin, ju e keni lënë me ikë”.

Kurse Abrashi tha se ditëve në vijim Mimoza Kusari-Lila do të dalë dhe do t’i sqarojë këto çështje.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani