Telenews

Bislimi kërkon më shumë investime të Gjermanisë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti dje kryesuesin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut gjerman, Anton Hofreiter.

Bislimi e njoftoi Hofreiterin për avancimet që ka bërë Kosova në fushën e zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fushave të tjera.

Ndërsa, Hofreiter u shpreh përkrahës për procesin e liberalizimit të vizave dhe tha se do të ketë energji të re në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bislimi, gjithashtu tregoi që zgjedhjet demokratike në Ballkan janë përkthyer në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rikthim të shpresës së qytetarëve.

Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën në fushat e ndryshme nga energjia, në ekonomi dhe diplomaci, dhe gjithashtu kërkoi më shumë përkrahje të Gjermanisë në investime në Kosovë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 shtator

Rrezarta Ramaj

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi