Telenews

BKT Superliga sot vjen me tri sfida, sytë nga përballja në Gjilan

Sot në program janë tri ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Padyshim që vëmendja e të preferuave të futbollit kosovar do të jetë më e madhe në derbin mes Gjilanit dhe Llapi, ku dy skuadrat janë duke luftuar për titullin e kampionit.
Kjo sfidë do të filloj me fillim nga ora 13:30, derisa vendasit synojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit në derbin lokal ndaj Dritës.
Edhe skuadra mysafire kërkon triumfin pas dy ndeshjeve ku ka pësuar nga Ballkani dhe ka barazuar me Drenicën.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë me fillim nga ora 13:00 mes Dukagjinit dhe Dritës.
Skuadra e Armend Dallkut kërkon pikët për t’i ikur pozitave të fundit në tabelë dhe janë në formë të mirë në tri ndeshjet e fundit kanë marrë shtatë pikë.
Në anën tjetër Drita nuk di për fitore në tri takimet e fundit duke marrë vetëm një pikë dhe në përballje me Dukagjinin kanë mungesa të mëdha.
Ndeshje shumë e luftuar do të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica pret Malishevën. Kjo përballje është mes dy skuadrave që kanë për qëllim mbetjen në elitën dhe në stadiumin ‘Bajram Aliu’ pritet një duel shumë interesant.
Superliga:
E diel
13:00 Dukagjini – Drita
13:00 Drenica – Malisheva
13:30 Gjilani – Llapi

Të ngajshme

Mbahen matjet zyrtare të “Profi Box Gala”, Uldedaj dhe Isufi më të gatshëm se kurrë

Zidane pritet të bëhet trajneri i Bayernit

Prokuroria e Pejës kërkon 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën