Telenews

Blerta Deliu: Qeverisja përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në çdo seancë që nga 1 maji

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e shpall të pavlefshëm procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës përmes votimit të fshehtë.

Sipas Deliut, ky verdikt konfirmon se prej 1 majit e deri më sot, seancat e Kuvendit të udhëhequra nga Avni Dehari, si përfaqësues i Vetëvendosjes, janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën.

“Qeverisja e Albin Kurtit, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën në secilën seancë që nga 1 maji. Detyruan votim të fshehtë dhe na mohuan të drejtën për votë të hapur për Kryetar Kuvendi”, tha Deliu në një postim në Facebook.

Të ngajshme

Zjarr i madh në Sllatinë, nuk dihen ende shkaqet

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor – 27 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 27 korrik

Rrezarta Ramaj