Telenews

“Blindohet” në tërësi objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon pas Policisë së Kosovës

Objekti i Komunës së Zveçanit është “blinduar” sa i përket prezencës së sigurisë.

Në pamjet që ka siguruar ‘Kossev’, shihen ushtarët e KFOR-it të kenë krijuar një kordon të sigurisë, menjëherë pas kordonit të krijuar nga Policia e Kosovës.

Kjo, pas protestës së paralajmëruar sot dhe përpjekjeve për t’u futur dhunshëm brenda objektit të Komunës mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës përgjatë mëngjesit ka konfirmuar se ishte hedhur gazlotsjellës nga protestuesit serbë në drejtim të tyre, të cilët po përpiqeshin të futeshin në objektin e Komunës së Zveçanit.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj